Top News - Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare - Video

24 Views
Leonid Radvinsky, miliarderi dhe pronari i platformës së përmbajtjes për të rritur OnlyFans ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga kompania përmes një deklarate, ku tha se ai vuante prej kohësh nga kanceri.
Radvinsky bleu shumicën e aksioneve të platformës në vitin 2018 dhe luajti një rol kyç në transformimin e saj në një nga modelet më me ndikim në epokën e biznesit digjital në industrinë e përmbajtjes pornografike. Platforma u mundëson krijuesve të përmbajtjes të tarifojnë drejtpërdrejt përdoruesit për akses në materialet e tyre.
Vdekja e tij ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e pronësisë së platformës, e cila konsiderohet një nga shërbimet më të diskutueshme të përmbajtjes së krijuar nga përdoruesit që prej shfaqjes së Facebook. OnlyFans u themelua në vitin 2016 nga sipërmarrësi britanik Guy Stokely dhe djali i tij Tim Stokely, duke fituar popullaritet të madh për shkak të përmbajtjes për të rritur që nuk lejohet në rrjete të tjera sociale gjeneraliste.
Platforma njohu rritje të ndjeshme gjatë pandemisë, ndërsa aktualisht vlerësohet tek 5 deri në 6 miliardë dollarë.

Pamje:AFP


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Vdekja#LeonidRadvinsky
Category
Onlyfans Nude
Tags
aktualitet, bota, ekskluzive
Commenting disabled.