Top News/ Fiton më shumë me OnfyFans! Iggy Azalea tërhiqet nga muzika - Video

44 Views
Iggy Azalea ka njoftuar se nuk ka më në plan të përfundojë albumin e saj të katërt dhe se në vend të muzikës synon të fokusohet te pasioni që ka për "dizajnin dhe krijimtarinë", një pjesë të së cilës e shpalos në platformën për të rritur, OnlyFans.
Përmes një postimi të gjatë në X, 33-vjeçarja australiane sugjeroi se karriera e saj në muzikë mund të jetë drejt fundit.
"Unë kam qenë gjithmonë dikush që gjen gëzimin tim në të qenit kreative duke ndjekur ëndrrat dhe idetë e mia. Për një kohë të gjatë kam përdorur muzikën për ta bërë këtë. Tani më frymëzon më shumë krijimtaria dhe dizajni dhe kjo është arsyeja pse unë dua t'ju bëj të ditur se nuk do ta përfundoj albumin tim.
Këngëtarja u kërkoi ndjesë fansave për këtë shkëputje, por ajo nuk mjaftoi që shumë prej tyre ta akuzojnë se në të vërtetë po rend pas përfitimeve financiare, pasi përmes kanalit personal që ka në OnlyFans fiton më shumë nga sa mund të siguronte me muzikën.
Iggy Azalea u bë e famshme me albumin e parë në vitin 2014-të, ndërsa është nominuar katër herë për çmimet Grammy. Ajo ka hedhur në treg tre albume dhe ka grumbulluar me miliarda klikime. Albumin e katërt nisi ta regjistrojë pas pandemisë. Në shkurt të vitit të kaluar njoftoi se e kishte pezulluar, ndërsa tashmë tërheqjen përfundimtare nga muzika.

Phot Source: Instagram@IggyAzalea

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Tërheqja#IggyAzalea
Category
Onlyfans Nude
Tags
bota, ekskluzive, lajm i fundit
Commenting disabled.