Top News/ Skllavëria në epokën digjitale. Investigimi i Reuters zbulon anën e errët të OnlyFans - Video

29 Views
Një investigim i Reuters ka arritur në përfundimin se platforma e prodhimit të video-materialeve për të rritur, OnlyFans po përdoret nga individë dhe grupe kriminale për të skllavëruar femra, që në disa raste janë mbajtur të mbyllura dhe para kamerave të platformës për vite me radhë.

Duke cituar rastin e Andrew Tate, që akuzohet se ka detyruar dhjetëra gra në Rumani që të punojnë për të në platformën për të rritur, Reuters sjell edhe shembuj të tjerë nga SHBA që nuk kanë marrë të njëjtën vëmendje.

Reuters thotë se janë të paktën tre denoncime te autoritetet amerikane, ku gra të ndryshme kanë kallëzuar individë me akuzën e rrëmbimit dhe skllavërisë seksuale.

Investigimi zbulon se të akuzuarit kanosnin dhe dhunonin viktimat e tyre dhe në një rast, njëra prej tyre ka dëshmuar se është mbajtur në izolim në një dhomë vetëm me tualet, por të mbushur me kamera për t’u shfrytëzuar seksualisht në Onlyfans.

Kompania OnlyFans thotë se mbështet krijuesit e përmbajtjes, veçanërisht gratë, që të fitojnë para nga imazhet dhe videot me përmbajtje seksuale në një mjedis të sigurt në internet.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Reuters
Category
Onlyfans Nude
Tags
bota, ekskluzive, lajm i fundit
Commenting disabled.