Top News – ‘OnlyFans’ rritet ndjeshëm, raportohen 338 milionë dollarë fitime për 2022-shin - Video

42 Views
Pronari i OnlyFans, platforma online e përdorur nga punonjësit e seksit, muzikantë, të famshëm dhe më gjerë, është paguar 338 milionë dollarë në dividentë. Kompania e saj mëmë, Fenix International, raportoi se fitimet vjetore të kompanisë kaluan në mbi gjysmë miliardë dollarë.
Platforma thekson se tani pret më shumë se tre milionë krijues, duke u shërbyer pothuajse 240 milionë përdoruesve, ose "fansave". Aksioneri i vetëm i Fenix me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Leonid Radvinsky, ka një pasuri personale të vlerësuar në më shumë se 2 miliardë dollarë.
Në llogaritë e depozituara në Shtëpinë e Kompanive të regjistrit të korporatave në Mbretërinë e Bashkuar, firma tha se më shumë se 5,5 miliardë dollarë u shpenzuan në platformën OnlyFans në vitin deri në fund të nëntorit 2022.
Firma e regjistruar në Londër tha se fitimet për vitin e kaluar arritën në 525 milion dollarë, nga 432 milion dollarë një vit më parë. Numri i krijuesve në OnlyFans u rrit me 47% në pothuajse 3.2 milionë, ndërsa numri i përdoruesve u rrit me 27% në afër 239 milionë.
Kompania ka deklaruar se merr një të pestën e pagesave të bëra në faqe, me rreth 80% që shkojnë për krijuesit. Trafiku u rrit për OnlyFans dhe faqet e tjera të transmetimit, gjatë bllokimeve të koronavirusit pasi njerëzit ishin të mbërthyer në shtëpitë e tyre. Gjithsesi shumë prej atyre platformave kanë parë që fitimet e epokës së pandemisë të bien pasi u hoqën kufizimet, por ky fenomen nuk ndodhi me OnlyFans.





Pamje:AFP / EBS

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Fitimet#OnlyFans
Category
Onlyfans Nude
Tags
bota, ekskluzive, lajm i fundit
Commenting disabled.