Top Channel/ “Ditën mësim, natën ne OnlyFans”, një tjetër mësuese pushohet nga puna - Video

22 Views
Një mësuese e fizikës në Glasgou është përjashtuar nga mësimdhënia pasi u zbulua se ajo kishte një profil aktiv në platformën e njohur për përmbajtje për të rritur, OnlyFans.
Rasti ka ngjallur debat të gjerë në opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen te kufiri mes jetës private dhe rolit publik të mësuesve.
Kirsty Buchan, 34 vjeç, ishte e punësuar në Shkollën e Mesme në Glasgou, ku dikur kishte qenë edhe vetë nxënëse. Ajo u përjashtua nga Këshilli i Përgjithshëm i Mësimdhënies për Skocinë, i cili vlerësoi se sjellja e saj ishte në kundërshtim me standardet e integritetit dhe profesionalizmit të kërkuara nga mësimdhënësit.
Në OnlyFans, Buchan ishte e njohur me emrin Jessica Jackrabbit x, ku postonte përmbajtje me përshkrime eksplicite dhe erotike. Në një nga përshkrimet e saj ajo e quante veten “një mësuese e mirë që është bërë keq” me një “trup seksi”.
Pavarësisht se përmbajtja nuk u shpërnda nga vetë ajo në ambjente shkollore, Këshilli arriti në përfundimin se mësuesja kishte dështuar ta mbante të ndarë jetën personale nga ajo profesionale, dhe se kishte ekspozuar identitetin dhe profesionin e saj në një mënyrë që diskreditonte sistemin arsimor.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OnlyFans#Glasgou#TopChannelNews
Category
Onlyfans Nude
Tags
aktualitet, edicioni informativ, ekskluzive
Commenting disabled.